Manuali ISA 2023
Manuali ISA dhe pyetësori ISA për vetëvlerësimin e rrezikut të rishfaqjes së dhunës janë prezantuar në Itali nga Differenza Donna nëpërmjet Projektit Daphne në vitin 2008.
Falë projektit Europian FuTuRE (Fostering Tools of Resilience and Emersion of GBV with intersectional perpective), në 2023-in Differenza Donna ka përditësuar Manualin dhe pyetësorin ISA, me qëllim që të marrë parasysh dhe evolucionet e fundit të dhunës mashkullore ndaj grave në lidhjet intime, ashtu si dhe format e shumëfishta të dhunës e të diskriminimit ndaj të cilave gratë mund të ekspozohen. Manuali dhe pyetësori ISA janë sot të disponueshëm në format dixhital dhe letre e të përkthyer në 15 gjuhë, në Komunikimin Shtues Alternativ e të Lehtësuar.
Dhuna gjinore ndaj grave është e njohur nga Konventa e Këshillit të Evropës mbi parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (në vazhdim Konventa e Stambollit), si një shkelje e të drejtave njerëzore dhe «një manifestim i marrëdhënieve historikisht të pabarabarta të pushtetit midis burrave dhe grave, që kanë çuar në dominimin dhe diskriminimin e grave nga burrat dhe kanë penguar përparimin e plotë të grave».
Mund të ekspozohen dhe të pësojnë dhunë gra të çdo shtrese sociale e niveli kulturor në çdo vend të botës. Fenomeni është shumë i përhapur edhe pse përmasa reale e tij është e panjohur.
Forma më e përhapur e dhunës gjinore kundër grave është e ashtu quajtura dhuna në familje, shprehje me te cilën përcaktohen të gjitha aktet e dhunës fizike, seksuale, psikologjike ose ekonomike që verifikohen brenda familjes ose njësisë shtëpiake ose ndërmjet bashkëshortëve aktual ose ish bashkëshortëve apo ish partnerëve pavarësisht nga fakti që autori i akteve të tilla ndan ose ka ndarë të njëjtën vendbanim me viktimën (Konventa e Stambollit, neni 3).
Dhuna e pësuar nga gratë në lidhjet intime e shkaktuar nga partnerët ose ish partnerët e tyre, është një formë e përhapur dhune që shkatërron ndjenjat e dashurisë, besimin e vlerësimin në vetëvete, me pasoja të rëndësishme negative mbi shëndetin fizik e psikologjik.
Për gratë është e vështirë ta njohin menjëherë dhunën, sidomos atë të ushtruar në format e saj më të fshehta, e shumë sjellje të dhunshme minimizohen, normalizohen e justifikohen, për shkak të pranueshmerisë sociale të dhunës. Të njohësh dhunën është themelore për ta identifikuar e për ti dhënë një emër, për të gjetur faktorët që e karakterizojnë e për të parandaluar që të përparoj me tej.
Kur dhuna është e maskuar nga mirëqenia e dashurisë së supozuar, nga siguria që jep një lidhje ose kur janë të pranishme presione sociale, kulturore, fetare ose familjare mund të jetë akoma më e vështire për ta njohur dhunën si të tillë.
Është thelbësore të ndërgjegjësohesh e të kërkosh ndihmë ose mbështetje. Po si ?
Ky udhëzues i shkurtër e pyetësori ISA që mund të vetëmbushësh, mund të të ndihmojnë. ISA do të thotë Increasing Self Awareness domethënë të shtosh ndërgjegjësimin e asaj që ndodh.
ISA është e dobishme për të kuptuar:
- çfarë po ndodh në lidhjen tënde aktuale (me partnerin) apo në atë të shkuar (me ish partnerin) në të cilën nuk ndihesh e lirë te zgjedhësh;
- çfarë niveli rreziku ke që partneri ose ish partneri jot të ushtroj akoma dhunë ndaj teje e nëse është e përshtatshme të kërkosh ndihmë apo të vazhdosh proçesin e mbështetjes qe ke aktivizuar.